Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 15:42

Shkup – Më  së shumti paragjykime, sipas rezultateve, ekzistojnë ndaj shqiptarëve etnikë dhe ndaj romëve. Më së shumti qytetarë apo 41,6 për qind mendojnë se ekzistojnë paragjykime për shqiptarët etnikë, e më pas vijojnë romët dhe maqedonasit etnikë, ndërsa 8,4 për qind e qytetarëve mendojnë se nuk ekzistojnë paragjykime.

Është vërejtur mosbesimi më i madh ndaj shqiptarëve etnik dhe ndaj romëve. Maqedonasit etnik më së shumti mosbesim kanë ndaj shqiptarëve etnik (45,4 për qind) dhe romëve (25,1), ndërsa më së paku në boshnjakët etnik, serbët dhe vllahët. “Më së shumti mosbesim ndaj shqiptarëve etnik kanë edhe romët, serbët etnik dhe vllahët. Shqiptarët etnik më së shumti mosbesim kanë ndaj maqedonasve etnik me 43,4 për qind dhe ndaj romëve 18,4 për qind, e më së paku ndaj boshnjakëve etnik. Turqit dhe boshnjakët etnik më shpesh nuk kanë mosbesim”, ka thënë në konferencën e të enjtes për shtyp Sasho Klekovski nga QMBN.

Anketa më tej bën të ditur se, shumica e qytetarëve të Maqedonië mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë të rëndësishme, por më tepër i brengosin papunësia, varfëria, ekonomia, korrupsioni, krimi dhe hyrja në BE dhe në NATO. QMBN zbatoi studim gjithëpërfshirës të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo është pjesa e katërt e hulumtimit për marrëdhëniet ndëretnike 10 vite pas konfliktit të luftës. “Dhjetë vite pas konfliktit, një pakicë jo shumë e madhe i percepton marrëdhëniet si armiqësore. Qytetarët më hpesh i vlerësojnë marrëdhëniet ndëretnike si të përmbajtura (33,2 për qind), 18,4 për qind i vlerësojnë si rivale, 17,7 për qind si bashkekzistencë paqedashëse, 16,9 për qind mendojnë se ekziston bashkëpunim ndëretnik, ndërsa një pakicë jo shumë e madhe prej 9,4 përqindëve i vlerësojnë marrëdhëniet si armiqësore”, ka shtuar Klekovski. Potencoi se perceptim më të lartë për marrëdhënie armiqësore ka në rajonin e Vardarit (18,5 për qind) dhe në atë të Pollogut me 18,2 për qind, përderisa perceptim më të lartë për bashkëpunim ka në rajonin jugperëndimor dhe verilindor. Anketuesit mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë më të mira se para vitit 2001. Janë vlerësuar me 2,8 , ndërsa qytetarët presin përmirësim për 5 vite në 3,2 në shkallë prej 1 deri në 5, ku 5 është vlerësimi më i lartë. Hulumtimi është zbatuar me anketë të terrenit në amvisëritë në muajin maj në shembull reprezentativ prej 2.087 të anketuar dhe anketë on-line me shembull reprezentativ prej 24 personalitete publike/informuese në Maqedoni. (LajmeShqip.com)