Lajme Shqip Sunday, 04 September 2011 16:52

Shkup – Interpretimi autentik i ligjit për amnisti, të cilin e miratoi Parlamenti i Maqedonisë, ka filluar të gjejë implementimin e tij në praktikë dhe pritet të ndodhë nga java e ardhshme.

Sipas të njëjtave burime, nga kjo seancë pritet të fillojë edhe zbatimi i ligjit për interpretim autentik, që ishte edhe shtylla e marrëveshjes mes VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Interpretimi autentik i ligjit për amnisti u miratua në korrik të këtij viti dhe ishte një ndër pikat kryesore të marrëveshjes së arritur mes Gruevskit dhe Ahmetit. Me interpretimin autentik të ligjit për amnisti lirohen nga ndjekja, ndalohen procedurat penale dhe plotësisht lirohen nga vuajtja e dënimit me burg, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, persona me qëndrim ligjor, si dhe persona të cilët kanë pronë ose familje në Republikën e Maqedonisë, për të cilët ekziston dyshim bazë se kanë përgatitur ose kryer vepra penale të lidhura me konfliktin e 2001.

Me miratimin e tij u mbyllën edhe 4 rastet e Hagës, Penda e Likovës, ai i ‘Udhëheqësisë së UÇK-së, rastin ‘Punëtorët e Mavrovës’ dhe rasti i ‘maqedonasve të zhdukur’. (LajmeShqip.com)