Lajme Shqip Wednesday, 08 August 2012 17:30

Shkup – Një zyrtar i lartë i partisë shqiptare në pushtet theksoi për agjencinë e lajmeve INA se vetë Ahmeti me një grup bashkëpunëtorësh më të ngushtë po projekton idenë e një Aleance që do të grumbullojë të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, me përjashtim të Partisë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit.

Jo zyrtarisht mësohet se Ahmeti po planifikon idenë e tillë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të arrihet marrëveshje për ndarjen e komunave, duke rene dakord edhe me partitë më të vogla dhe për të nxjerrë kandidatura të pranueshme në elektoratin shqiptar.

Zërat e tillë brenda BDI vijnë pas qëndrimit të shprehur të saj se nuk do të ketë aleanca dhe koalicione me VMRO-DPMNE si dhe pas promovimit të koalicionit midis PDSH-së dhe LSDM-së. (LajmeShqip.com)