Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 20:51

Shkup – Presione, kërcënime dhe premtime. Me këto mjete, partia qeveritare VMRO-DPMNE synon të marrw sa më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme. Televizioni maqedonas A1, mëson jozyrtarisht, ndërsa transmeton Lajmeshqip.com se në goditje të kësaj janë të punësuarit në shkolla, Fonde të shëndetësisë, ministri dhe institucione shtetërore.

Mësohet se kësaj i paraprijnë edhe video-incizime të dëshmive skandaloze në mënyrën se si nga Shtabet e VMRO-së kryhet ndërhyrje në procesin zgjedhor e cila në mënyrë perfekt është menaxhuar muajve të kaluar.

“Si është e mundur të mos votojnë. Për ta luftoj, për trashëgiminë e tyre medicinale. Kanë problem me In-vitro trashëgiminë. Listën për votues nëse doni do ta zgjeroj. Si udhëheqës kisha detyrën të bëjë listë prej 30 vetave”, ka thënë njëri nga personi me post udhëheqës në njërin nga institucionet e vendit.
”Listën që e dorëzova garantoj se 1 mijë për qind do të votojnë për VMRO-në. Si referent kisha detyrë të dorrëzojë 15 njerëz. Atë detyrë ma dha udhëheqësi”, ka thënë një tjetër. “Jam i punësuar në Fondin për shëndetësi. Kisha për detyrë të sjell 15 vota”.
”Për vendin e punës të vajzës sime më duhej të siguroj 15 vota. Ajo punon në shkollën ‘11 tetori’”. “Kur kishte zgjedhje lokale kanë kërkuar të njëjtën”, kanë thënë të intervistuarit.