Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 13:22

Shkup – Ministria e Pushtetit Lokal ka nënshkruar kontratë me Komunën Çair për shpërndarjen e mjeteve financiare me vlerë prej 30 milionë denarësh, ose rreth 500 mijë euro për realizimin e fazës së dytë të projektit “Sheshi Skënderbeu”.

Nga Ministria e Pushteti Lokal, informojnë se këto mjete, komunës së Çairit i janë ndarë nga buxheti i ministrisë dhe se do të vazhdojnë edhe më tej të ndajnë mjete financiare për realizimin e këtij projekti.

“Vitin e kaluar, për fazën e parë të projektit ideor, kemi ndarë 10 milionë denarë, tani kemi ndarë edhe 30 milionë për fazën e dytë, por ne nuk do të ndalemi me këto. Vazhdojmë të mbështesim këtë projekt”, thonë nga ministria e Pushteti Lokal.

Nëse sheshi Skënderbeu realizohet sipas planit të projektit ideor, atëherë ky do të jetë sheshi më i madh i Shkupit, pasi sheshi Maqedonia është zënë me buste.