Lajme Shqip Wednesday, 21 March 2012 08:50

Moskë – Niveli i Oqeanit botëror do të rritet në dhjetë deri në 20 metra derisa të shkrihet i tërë akulli në planet, pasi ky proçes është i pashmangshëm madje edhe nëse ngrohja globale nuk e kalon kufirin prej dy gradë Celsius, të cilën Grupi ndërkombëtar i ekspertëve për ndryshime klimatike (IPCC) e vlerësoi si “stabël”.

“Gjendja natyrore e planetit me sasi të tillë të dioksidit të karbonit në atmosferë dhe me temperatura të tilla, nënkupton rreth 20 metra nivel më të lartë në Oqeanin botëror nga niveli i tanishëm”, deklaroi Riçard Lejn nga Fondi shkencor kombëtar i SHBA-së (NSF), shef i hulumtimit, shpallur në gazetën “Geology”.

Shkencëtarët nga SHBA-ja dhe Zelanda e Re i krahasuan proceset bashkëkohore klimatike me gjendjen e epokës së Plejstocen (para 2,7 – 3,2 milionë viteve), kur sasitë e gazit me efekt të  kopshtit të qelqit dhe temperaturat në sipërfaqen e vendit do të jenë të ngjashme me të tanishmet.

IPCC, që është formuar në vitin 1998 nën mbështetje të KB-së, vlerëson se rritja e temperaturave mesatare të Tokës më e madhe se dy gradë Celsius dhe sistemet e shumta natyrore të Tokës do të vijnë në fazë kritike. Deri atëherë kjo rritje e temperaturave konsiderohet si kufiri “klimatik”.