Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 09:54

Një kameramane hungareze është incizuar duke shqelmuar imigrantët sirianë derisa iknin nga policia.

Në video të ndryshme, gazetarja që besohet se punon për televizionin hungarez N1TB, shfaqet duke shqelmuar refugjatët që iknin në një fushë afër kampit Roeszke.

Sipas medieve, gazetarja hungareze është shkarkuar nga puna me efekt të menjëhershëm.

Në një komunikatë për medie, televizioni ka shprehur keqardhje për sjelljen e gazetares.

“Sot, një kolege nga N1TV bëri sjellje të papranueshme në qendrën Roeszke. Ajo është shkarkuar menjëherë nga puna”, thuhet në komunikatën e televizionit.