Uashington – Shitjet e armëve në SHBA arritën një rekord të ri historik, duke u rritur për 29 përqind gjatë të “premtes së zezë”, kur filloi sezoni i blerjeve me rastin e Krishtlindjeve dhe festave të vitit të ri.
Dje janë shitur 126.166 armë, përkundër 97.984 në vitin 2008, kur është regjistruar rekordi paraprak, publikoi gazeta “US Today”, e cila bën vlerësime sipas numrit të kërkesasve për leje për shitje, të dërguara deri te FBI-ja nga tregtarët e armëve.
FBI-ja e konfirmoi numrin e shitjeve, duke theksuar se “nuk ka sqarim për këtë rritje”.
Në pyetjen e “US Today” zëdhënësi i Fondacionit kombëtar për qitje sportive Lari Kin theksoi se, është e qartë se “amerikanët në një shkallë më të madhe e njohin të drejtën kushtetuese për të poseduar armë”.
Kin tha se nuk ka sqarim për këtë dukuri të “çuditshme”.