Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 10:20

New York – Marrëveshja për formimin e kompanisë “Apple”, të nënshkruar në vitin 1976, u shit në ankandin e “Sotebis” në New York për 1,59 milionë dollarë ose për dhjetë herë më shumë ngaa vlerësimi i shtëpisë së ankandeve.

Ajo është blerë nga një blerës anonim, i cili mori pjesë përmes linjës telefonike në ankand.

Pritjet ishin se marrëveshja prej tre faqesh dhe dokumenti shoqërues për lidhje të njërit prej partnerëve nga përbërja e themeluesëve do të shitet për 150.000 dollarë.

Në dokument thuhet se themeluesit e “Apple”, Steven P. Jobs dhe Stephen G. Wozniak do të marrin nga 45 përqind të aksioneve, ndërsa Ronald G. Wayne 10 përqind të aksioneve. Pas disa ditëve Wayne vendos të heq dorë nga kompania e re dhe merr 800 milionë dollarë.

Në vitin 1984 Jobs e braktisi funksionin në kompani për shkak të mosmarrëveshjeve në bordin e drejtorëve, por u kthye në vitin 1996 dhe arriti që ta shndërrojë “Apple” në një prej koorporatave udhëheqëse botërore.

Jobs ndërroi jetë në tetor në moshën 56-vjeçare.