Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 18:18

Hagë- Ish kreu i Partisë Radikale në Serbi, i akuzuar për krime lufte, Vojisllav Sheshel ka paditur Tribunalin për Krime Lufte në Hagë, dhe ka kërkuar një kompensim prej dy milionë eurosh, nën akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut.

Sheshel i është dorëzuar autoriteteve të rendit në vitin 2003, ndërsa në paraburgim në Hagë gjendet që nga viti 2006.

Në padinë e tij, që u është dorëzuar gjykatësve më 12 janar, Sheshel tha se ai duhet të marrë dëmshpërblim për shkak të vonesave në rastin e tij.

Sheshel ballafaqohet me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që thuhet se i ka kryer në mes të vitit 1991 dhe 1993.