Lajme Shqip Wednesday, 26 September 2012 19:15

Shkup – Shefi i shtabit të përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjeneral – major, Goranço Koteski është shprehur kundër përdorimit të gjuhës shqipe.

Reagimi i tij ka pasuar sot, për shkak të publikimit të Librit të Bardhë të Armatës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për reformat dhe sfidat e së ardhmes të forcave të mbrojtjes dhe në planin e sigurisë në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht. 

Koteski ka thënë se ky libër për strategjinë e mbrojtjes duhet të publikohet vetëm në gjuhën zyrtare të ARM-së dhe kjo sipas tij është gjuha maqedonase dhe jo në gjuhën shqipe dhe angleze. 

Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë, gjeneral – major Goranço Koteski ka ngritur iniciativën për vërtetimin e përgjegjësisë së katër oficerëve shqiptarë të ARM-së që morën pjesën në homazhet në varrezat e UÇK-së të shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi me rastin e 13 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. 

Kjo është konfirmuar edhe nga gjeneral – major Koteski i cili theksoi se masat janë ndërmarrë në përputhje me urdhërin e dhënë nga komandanti suprem i forcave të armatosura – presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.  “Nuk guxon të ketë politike dhe improvizime në armatë”, ka deklaruar sot Koteski në ceremoninë e pritjes së pjesëtarëve të kthyer nga misioni në Afganistan. (LajmeShqip.com)