Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 10:19

Dallas – Zjarrfikësit nga Teksasi ende luftojnë me zjarret të cilat shtrihen në mbi katër milionë metra katrorë dhe zgjasin tashmë një javë.

“Teksasi digjet nga kufiri deri në kufi. Kemi zjarre në perëndim të Teksasit, në lindje , në veri dhe në jug të shëtiti. Shtrihen përmes gjithë Teksasit”, deklaroi zëdhënësi i shërbimit pyjor të Teksasit, Aprill Saginor dhe shtoi se një zjarr i madh në zonën e Dallasit është krijuar prej katër më të vegjlëv të cilët janë bashkuar.

“Zjarrëfikës prej 34 shteteve federale tani luftojnë me zjarret  në Teksas. Zjarret në disa pjesë shtrihen në mbi 400.000 metra katrorë, ndërsa digjen më shumë se një javë dhe këto zjarre tani janë prioritet”, tha Saginor dhe shtoi se së pari  duhet të shuhen  këto zjarre të mëdha.

Nga fillimi i vitit në Teksas është denoncuar për 800 zjarre. Për zgjerimin e flakës kontribuon thatësia.