Lajme Shqip Tuesday, 29 November 2011 17:44

Medison-E vetmja vajzë e diktatorit sovjetik, Jozef Stalin, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët e shtetit federal Wiskonsin, thanë se Lana Peters, ka vdekur nga kanceri në moshën 85 vjeçare.E lindur si Svetllana Stalina, ajo kishte ikur në Shtetet e Bashkuara në vitin 1967, gjatë Luftës së Ftohtë, dhe e kishte denoncuar babain e saj dhe pushtetin komunist në ish Bashkimin Sovjetik. Ajo kishte shkruar memoare për jetën e saj, që ishin shitur shumë në Shtetet e Bashkuara dhe raportohej se ishte bërë e pasur.

Pas vdekjes së babait të saj në vitin 1953, i cili tri dekada e kishte sunduar Bashkimin Sovjetik, me ç’rast ishte fajësuar për vdekjen e miliona njerëzve, ajo e kishte marrë emrin e nënës së saj, Allilueva. Në vitin 1970 ajo ishte martuar me amerikanin Uilijem Peters. E ndjera ishte e martuar së paku katër herë dhe i kishte tre fëmijë. Në vitin 1984, Lana Peters ishte kthyer në Bashkimin Sovjetik, por pas qëndrimit njëvjeçar ishte kthyer në SHBA. (LajmeShqip.com)