Lajme Shqip Thursday, 08 March 2012 11:12

Në raport Vatikani theksohet si një prej 68-shteteve ose territoreve nën jurisdiksionin përkatës për të cilat ekziston rrezik ose se në to lahen para ose kryhen manipulime të tjera financiare. Vatikani është në listë, sepse nuk është qartësuar nëse strategjia njëvjeçare e tij kundër regjimit të larjes së parave është efikase.

Në raport Belgjika, Irlanda, Portugalia dhe Koreja Jugore janë vendosur në të njëjtën listë me Vatikanin dhe janë identifikuar si vende në të cilat ekziston rrezik nga larja e parave.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit është përbërë nga dy pjesë. Në pjesën e parë shqyrtohet problemi me tregtinë e drogës dhe strategjinë për luftë me të në planin ndërkombëtar, në të dytin shqyrtohet çështja për larje të parave dhe krime të tjera financiare.

Në pjesën e dytë të listës së vendeve në të cilat praktikohet larja e parave, sërish është vendosur Argjentina, ndërsa këtu janë edhe Afganistani, Kina, Kolumbia, Izraeli, Britania e Madhe, SHBA-ja, Luksemburgu, Kanadaja, Ishujt e Kajmanëve dhe të tjera. Për përgatitjen e kësaj pjese nga dokumenti, Departament i Shtetit i ka marrë parasysh ligjet kombëtare për luftë me krimin financiar, zbatimin dhe shkallën e tyre në sektorin financiar në vend të caktuar. Me raportin kaplohet periudha prej 1 janarit të vitit 2011 deri më 31 dhjetor të vitit 2011.

Në pjesën e luftës kundër tregtisë me drogë theksohet se në tërësi përpjekjet në këtë drejtim në botë kanë vërejtur 12 muajt e fundit përparim, por shtohet se ka ende shumë punë.

Në Azi, është theksuar Kina si qendër transite për dërgesë të heroinës për Azinë jugperëndimore. Mianmari është theksuar si kultivues i dytë më i madh i hashashit të opiumit, ndërsa në vend është vërejtur edhe rritje e prodhimtarisë së amfetaminës. Malajzia, Indonezia, Filipinet dhe Kamboxha janë theksuar si tregje të rëndësishme të drogës sintetike.

Afrika e pasme mbetet qendër transite e kokainës nga Amerika Jugore për tregjet evropiane. Heroina afgane gjithashtu kalon prej atje për vendet amerikane.

Në Amerikën Jugore Kolumbia është theksuar si shembull në luftën me trafikun me drogë, në çrrënjosjen e karteleve të drogës dhe me përballjen me këtë ves. Brazili është theksuar si shembull për aksione parandaluese në luftën me tregtinë me drogë.

Meksika, me mbështetje të SHBA-së, demonstron vullnet që të përballet me narkokartelet brutale, të cilët veprojnë në territorin saj. Në raport theksohet se dhuna e shkaktuar nga kartelet e drogës në vend nuk fashitet, por në vitin 2010 në Meksikë janë arrestuar 22 përfaqësues eminentë të narkokarteleve.

Venezuela dhe Bolivia janë theksuar si nëxënësit e këqinj në luftën kundër trafikut me drogë në Amerikën Jugore.

Në Azinë Qendrore janë regjistruar orvatje pozitive në luftën kundër trafikut me drogë në Afganistan në vitin 2011. Megjithatë vendi mbetet në vendin e parë në prodhimin e opiumit. Në raport theksohet se rekord 20 deri 30 provinca afgane kanë marrë miratim për financim pas programit për sigurimin e alternativës për kultivimin e hashashit të opiumit.

Në raport shprehet shqetësimi për shkak të rritjes së konsumimit të drogave sintetike, kryesisht mefamfetamina dhe në numër të caktuar tani për tani droga të panjohura.

Në dokument shprehet shqetësimi për shkak të rritjes së konsumimit të drogave sintetike, kryesisht metamfetamina dhe në numër të caktuar tani për tani droga të panjohura.

Në dokument si prodhuesit më të mëdhenj të drogave dhe vendet më shpesh të përdorura transite janë theksuar Afganistani, Pakistani, Panamaja, Bolivia, Venezuela, Peru, Hondurasi, Meksikoja, Ekuadori, Haiti, India, Xhamajka dhe të tjerë.

Si burime kryesore të prekursorëve dhe substancave tjera kimike për prodhimin e drogës sintetike janë potencuar Argjentina, Brazili, Kanda, Kili, Kina, Gjermania, SHBA-ja, Meksikoja, Holanda, Tajvani, Britania e Madhe, Tajlanda dhe të tjerë.(LajmeShqip.com)