Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 10:58

Uashington – Departamenti i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të cilët ndodhen në Siri ta braktisin vendin dhe porositi që të anulohen të gjitha vizitat në të.

“Duke e pasur parasysh pasigurinë dhe jostabilitetin e situatës në Siri, u bëhet thirrje qytetarëve të SHBA-së urgjentisht ta braktisin vendin deri sa akoma ka qasje deri te transporti”, thuhet në paralajmërimin e Departamentit të Shtetit.

Për ata amerikanë të cilët nuk do të largohen është dërguar apel që të shmangin çfarëdo lloj lëvizjesh nëpër vend, në qoftë se nuk janë të domosdoshme.

Forcat siriane të sigurisë dje vranë të paktën 18 demonstrues.