Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 19:38

Ankara – Kreu i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu deklaroi sot në Stamboll, pas një takimi me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, se SHBA-ja dhe Turqia ishin dakord ”për veprime të përbashkëta që do të mundësonin shmangien e vendosjes dhe qëndrimit të grupeve ekstremiste në Siri”, në kuadër të periudhës post-Assad.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Klinton, Davutoglu theksoi se SHBA-ja dhe Turqia ”kishin një strategji të përbashkët lidhur me këtë çështje”.

Një numër gjithmonë e më i madh xhihadistësh të huaj po bëhen pjesë e luftimeve kundër forcave të regjimit qeveritar në Siri. (LajmeShqip.com)