Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 11:08

Islamabad – SHBA-ja dëshiron t’i merr në pyetje tre bashkëshortet e liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden dhe të fitojnë qasje deri tek të gjitha materialet të cilat mbetën në shtëpinë në të cilën është vrarë, deklaroi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare Tom Donillon.

Informatat të cilat mund të fitohen nga bashkëshortet e tij, të cilat mbetën në shtëpi pas aksionit amerikan, do të mund të ndihmojnë në konfirmimin e asaj nëse Pakistani i ndihmoi Osama bin Ladenin, siç dyshojnë shumë persona zyrtarë amerikanë.

Me dëshminë e tyre mund të mësohen edhe detajet nga jeta e përditshme e liderit të Al Kaedës, puna e tij pas sulmit amerikan në Afganistan në vitin 2001 dhe aksionet e kësaj organizate.

Bashkëshortja, si dhe disa fëmijë të cilët janë gjetur në shtëpinë në Abotabad, ndodhen në një burg ushtarak pakistanez.

Personat ushtarak zyrtarë pakistanez refuzojnë t’i komentojnë kërkesat për marrjen e tyre në pyetje, të cilat Donillon i paraqiti mbrëmë në emisionin e televizionit amerikan NBC.

Donillon deklaroi se nuk ka fakte për atë se autoritetet pakistaneze kanë qenë në dijeni se ku fshihej Bin Ladeni, por për shkak të vetë vendit se ku fshihej, kjo duhet të hulumtohet.

“Duhet të na mundësojnë qasje deri te materialet e gjetura në shtëpinë e tij, si dhe tek tre bashkëshortet të cilat i mbajnë në arrest”, deklaroi Donillon.

Ministria pakistaneze e Punëve të Jashtme paraprakisht kumtoi se përfaqësuesit zyrtar të qeverisë edhe më tej i mbajnë gratë dhe fëmijët e Osama bin Ladenit nën hetime dhe se asnjë vend nuk është i interesuar për esktradimin e tyre, si dhe se ato do të kthehen në vendin nga i cili vijnë”. fm/ab/13:05