Lajme Shqip Thursday, 01 December 2011 14:59

Kajro-Mediat lokale raportojnë se 7 ton gaz lotsjellës që vijnë nga SHBA-të kanë mbërritur në Suez ndërsa 14 ton të tjerë janë në ardhje. Mediat në vend thonë se doganierët kanë refuzuar të kryejnë procedurat për çdoganimin e automjeteve që transportojnë gazin, pas përleshjeve të dhunshme që ndodhën në sheshin Tahrir, ku përfaqësuesit e opozitës akuzuan forcat e sigurisë për përdorim të agjentëve nervor brenda gazit lostjellës. Mësohet gjithashtu si qendra për të drejta ekonomike dhe sociale ka paraqitur një denoncim kundër Këshillit Ushtarak për përdorim të gazit lotsjellës kundër manifestueve. Aktualisht administrata Obama po përballet me shumë pyetje nga gazetarët lidhur me gazin që dërgohet në Egjipt dhe që prodhohet në SHBA. (LajmeShqip.com)