Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 13:36

Nju-Jork- Drejtori i FBI-së, Robert Miler paralajmëroi se sulmet kompjuterike përmes internetit mund të jenë rreziku kryesor për sigurinë e SHBA-së, më i madh nga terrorizmi klasik.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Senatin amerikan, ai shprehi brengosje për shkak të kiber-sulmeve dhe theksoi se nga Kina dhe Rusia kryesisht hyhet në sisteme kyçe kompjuterike qeveritare dhe industriale amerikane.

Drejtori i shërbimit nacional të shërbimit zbulues, Xhejms Klaper në mbledhjen e njëjtë tregoi se “sulmet kompjuterike janë sfida më e madhe” me të cilat po përballen shërbimet amerikane të zbulimit.

Sipas televizionit ABC, çdo ditë regjistrohen rreth 60.000 sulme të reja të rrezikshme kompjuterike, ndërsa vetëm sajti i MM të SHBA brenda ditës regjistron rreth 500 sulme të hakerëve nga e mbarë bota. Pritet që Kongresi amerikan pas dëshmisë së drejtorit të FBI-së të miratojë mjete shtesë për mbrojtje të sistemit informativ amerikan.