Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 08:58

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot përkujtohet 14 vjetori i, sulmeve të terroristëve myslimanë në Kullat Binjake në New York, i kryer më 11 shtator 2001.

Ky sulm ishte kryer nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Mbi 3 mijë njerëz kanë humbur jetën kur rrëmbyesit përplasën aeroplanët mbi kullat binjake në Qendrën Botërore Tregtare, në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.

Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

Ndërkohë që edhe në Prishtinë me rastin e kësaj dite shoqata “Miqtë e Amerikës”, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe disa shkolla publike do të zhvillojë aktivitete për të përkujtuar përvjetorin e sulmit terrorist mbi “kullat binjake” në New York.

Me këtë rast Garda e Nderit e Policisë së Kosovës, do ta ulë në gjysmë shtize flamurin e SHBA-së tek shtatorja e presidentit Bill Clinton në Prishtinë.