Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 20:32

Uashington – Në pjesën jugore të SHBA-së, të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën gjatë stuhisë së fuqishme, e cila shkulte drunj, ndërsa qindra mijëra persona mbetën pa rrymë në Atlantë dhe në qytete të tjera.

Stuhia filloi që prej ditës së hënë dhe vazhdimisht përforcohej dhe përhapej në rajone më të gjera.

Në Karolinën Veriore dhe Jugore është dhënë paralajmërim për tornado. Shërbimi kombëtar meteorologjik regjistroi mundësi për paraqitje të rreth 20 tornadove.

Një burrë në Memfis e humbi jetën kur mbi të ra një kabllo elektrike, ndërsa një udhëtar e humbi jetën kur automobili i tij hasi në drurin e rënë.

Disa persona janë lënduar për shkak të rënieve të drunjve mbi shtëpitë ose automjete.