Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 11:05

Washington – Trupi rregullator i SHBA-së për energji bërthamore, dje për herë të parë pas 30 viteve miratoi një projekt për ndërtimin e centralit të ri bërthamor.

Me katër vota “pro” dhe një “kundër” komisioni rregullator bërthamor vendosi që korporata “Sadarn” me seli në Atlantë, të ndërtojë dhe të shfrytëzojë dy reaktorë bërthamor në central veçmas, me seli në shtetin federal Georgia.

Ndërtimi i dy reaktorëve bërthamor është parashikuar të zgjasë prej vitit 2016 deri 2017 dhe do të kushtojë 14 miliardë dollarë.

Leja e fundit për ndërtimin e centralit bërthamor në territorin e SHBA-së është dhënë në vitin 1978, i cili u ndërtua në Pensilvani.