Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 06:09

Uashington – Pesidenti i SHBA-së Barak Obama nuk arriti marrëveshje me liderët e republikanëve në Kongres për buxhetin për këtë vit fiskal. Për pranim të buxhetit për vitin fiskal 2011, i propozuar prej 1,2 mijë miliardë dollarë, është e domosdoshme që tekst të njejtë të pranojnë të dy dhomat e Kongresit.

Dhoma Përfaqësuese në fund të janarit miratoi ligjin me të cilin kërkohet ulje e buxhetit për 61 miliardë dollarë. Senati nuk votoi për këtë, për shkak se demokratët, të cilët atje janë shumicë, janë dakord për ulje prej 33 miliardë dollarësh. Shumicë në Dhomën Përfaqësuese kanë republikanët.

Pasi që nuk u arrit marrëveshja, të dy dhomat miratuan ligj për financim të përkohshëm dhe u dakorduan për ulje prej 10 miliardë dollarë. Kjo masë skadon më 8 prill.

Tani republikanët sërish propozuan të miratohet ligji për financim të përkohshëm, vetëm për një javë, nëse arrihet ulje e buxhetit me edhe 12 miliardë dollarë.

Shtëpia e Bardhë nuk dakordohet dhe konsideron se vendimet afatshkuartëra janë kontraproduktive për ekonominë.

Obama papritmas u paraqit në pres-sallën në Shtëpinë e Bardhë dhe tha se “gjëja e fundit e cila na nevojitet është paralizimi i punës së shtetit”. I akuzoi republikanët për bllokim të mjeteve.

“Qëllimi nga fillimi ishte që seriozisht të shkurtohen të dalurat e brendshme, por njëkohësisht garantojmë se do të vazhdojmë të investojmë në sfera si arsimi, infrastruktura, inovacionet”, tha Obama.