Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 08:50

Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice ka paralajmëruar Sirinë që të mos intensifikojë dhunën në prag të armëpushimit të propozuar nga OKB-ja dhe Lidhja Arabe.

Susan Rice tha se Këshilli i Sigurimit duhet të përgjigjet urgjentisht në qoftë se Siria nuk do të mbajë zotimin e saj për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake në datën 10 prill.

Siria ka thënë se do të respektojë afatin, por zonja Rice tha se ajo dyshon për këtë.

Aktivistët thonë se Asad është duke u munduar të përfitojë kohë, në mënyrë që të ketë mundësi të shtypë kryengritjen, para se të mbërrijnë vëzhguesit ndërkombëtarë.

Ata thonë se sulmet në fortesat e opozitës janë ende duke vazhduar.

Një ekip nga OKB-ja pritet paraprakisht në Damask, për të diskutuar dislokimin e monitoruesve.