Lajme Shqip Sunday, 29 April 2012 08:00

 Pekin – Grupi për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, “China aid” njoftoi se një disident kinez, që u arratis nga arresti shtëpiak nga një fshat kinez, është tani nën “mbrojtje” të zyrtarëve amerikanë.

Grupi China Aid, duke cituar një “burim”, njoftoi se bisedime “të nivelit të lartë po zhvillohen aktualisht mes zyrtarëve të SHBA-së dhe atyre  kinezë” lidhur me Çen Guangcengin.

Çen, një avokat i verbër i cili u burgos pas zbulimit të një serie të shkeljeve të të drejtave të njeriut, thuhet se iku më 22 prill nga arresti shtëpiak nga provinca Shangdong, dhe u tha se kanë gjetur strehim përfundimisht në Ambasadën e SHBA-së në Pekin. Nuk ka pasur konfirmim zyrtar të pretendimeve të grupit. (LajmeShqip.com)