Lajme Shqip Friday, 14 June 2013 08:19

Damask – Forcat sirianë të udhëhequra nga presidenti Bashar al-Assad, kanë përdorur armë kimike kundër rebelëve, ka vlerësuar Shtëpia e Bardhë. Ben Rhodes nga Shtëpia e Bardhë, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë gjetur se 100 deri në 150 njerëz kanë vdekur si pasojë e sulmeve me armë kimike.

Ai ka thënë se SHBA-të tash po shqyrtojnë mundësinë për “mbështetje ushtarake” ndaj kryengritësve. Shtëpia e Bardhë nuk ka precizuar se cila do të jetë forma e ndihmës ushtarake për rebelët. Presidenti amerikan, Barack Obama, kishte paralajmëruar se përdorimi i armëve kimike në Siri, paraqet “vijën e kuqe” për Uashingtonin.