Lajme Shqip Friday, 03 February 2012 20:00

Uashington- Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilljam Bërns në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në Uashington e ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme amerikane të Republikës së Maqedonisë dhe kandidaturën e saj për anëtarësim të plotëfuqishëm në NATO.

Bërns siç informoi MPJ-ja, e ka theksuar e  Poposki i theksoi angazhimet të cilat në kontinuitet i ndërmori Qeveria e Republikës së Maqedonisë në drejtim të anëtarësimit të plotëfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

U përqendrua në angazhimin e suksesshëm, të cilin Republika e Maqedonisë e kryen në misionet ndërkombëtare paqesore dhe në këtë drejtim shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm me SHBA-në në këtë plan. Shprehu pritje se mbështetja e SHBA-së në integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO do të vazhdojë edhe më tej.

Shefi i diplomacisë Poposki, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi dhe nënkryetari i Kuvendit, Jani Makraduli në uashington morën pjesë edhe në sesionin strategjik të anëtarëve të Bordit të Këshillit atlantik të SHBA-së.

Poposki i prezantoi aktivitetet e jashtme politike të Qeverisë në pikëpamje të integrimit euroatlantik. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë nga pavarësia e saj i vlerëson dhe implementon vlerat mbi të cilat bazohet ndërtimi euroatlantik.

Ai përmendi se në veprimin e tij, vendi zhvillohet nga parimet e konstruktivitetit, transparencës dhe pjekurisë. Potencoi se Maqedonia shikon në zgjerimin e NATO-s si në proces, i cili duhet të vazhdojë dhe në këtë drejtim vepron në mënyrë konstruktive si de-fakto, anëtare e Aleabcës.

Ministri Besimi i potencoi reformat në sferën e mbrojtjes në funksion të plotësimit të standardeve të NATO-s dhe informoi për pjesëmarrje të Armatës së Republikës së Maqedonisë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Theksoi se për këto çështje ekziston konsensus nga ana e të gjitha partive politike në vend, por edhe mbështetje e madhe edhe nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Ai nënvizoi se anëtarësimi në Aleancës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin jo vetëm të Republikës së Maqedonisë, por edhe më gjerë në mbarë rajonin  e Evropës Juglindore.

Nënkryetari i Kuvendir, Makraduli e theksoi mbështetjen e shtëpisë ligjdhënëse dhe të partive opozitare drejt integrimit euroatlantik, Theksoi se pranimi në NATO do të kontribuojë për zgjerimin e zonës së sigurisë në Evropën Juglindore, por do të thotë edhe zhvillim dhe progres i vendit, i përcjellur me hyrje të investimeve të huaja, kumntoi MPJ-ja.  (LajmeShqip.com)