Lajme Shqip Friday, 02 March 2012 09:10

Nju Jork – Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se mbështetja e SHBA-së për Izraelin është e fuqishme dhe se Uashingtoni do të vazhdojë ta ndihmojë shtetin izraelit dhe ta mbajë nën dominimin ushtarak.

Obama këtë deklaratë e dha mbrëmë, katër ditë para arritjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë, në takimin për financimin e fushatës së tij parazgjedhore më 6 nëntor.

Ai foli për ndryshimet gjeopolitike, të shkaktuara nga protestat në botën arabo-myslimane nga fillimi i vitit 2011.

“Një prej çmimeve tona afatgjate në këtë rajon është të krijojmë kushte me të cilat mbështetja jonë e fuqishme e sigurisë së Izraelit, të mos shprehet vetëm përmes dorëzimit të mjeteve të nevojshme ushtarake ose përmes mbështetjes së dominimit të tij ushtarak, por SHBA duhet të bashkëpunojë me Izraelin me qëllim që të tentojnë të aktivizojnë një proces, i cili do të çojë deri tek paqja e qëndrueshme në rajon, si një ndër hapat më të vështirë”, theksoi Obama.