Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 09:26

Uashington – Shefi i Pentagonit Robert Gejts deklaroi se SHBA-ja pret “për disa ditë t’ia dorëzojë udhëheqjen me operacionin ushtarak në Libi koalicionit, të kryesuar nga Franca dhe Britania e Madhe ose nga NATO”.

Në deklaratën e parë nga fillimi i bombardimi i Libisë, shefi i Pentagonit theksoi se presidenti Obama ka këmbëngulur për rol të fuqishëm të kufizuar të SHBA-së në këtë operacion.

“Ne u dakorduam që t’i shfrytëzojmë aftësinë e tona ushtarake në fillimin e këtij procesi (operacioni në Libi). Pastaj gjatë disa ditëve të ardhshme, do t’ua dorëzojmë të tjerëve përgjegjësinë kryesore”, deklaroi Gejts.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim koalicionin, do të kemi rol ushtarak në koalicionin, por nuk do të luajmë rol të shkallës së parë”, shtoi ai.

Sipas tij, ekzistojnë dy mundësi – Njëra është komanda britaniko-franceze, ndërsa tjetra është NATO. Ai deklaroi se është kundër goditjes ushtarale, të drejtuar drejtpërdrejt ndaj liderit libian Moamer Gadafi.

“Konsideroj se është e rëndësishme të veprohet në kuadër të mandatit të rezolutës së KS të KB-së, me të cilën lejohet përdorimi i forcës për mbrojtjen e civilëve”, theksoi Gejts.