Lajme Shqip Sunday, 17 April 2011 09:46

Nju-Jork – Administrata amerikane filloi të kërkojë shtet, me siguri në Afrikë, i cili do të jetë në dispozicion liderit libian Moamer Gadafi t’i ofrojë strehim pas rrëzimit nga pushteti, edhe pse asnjë lider opozitar nuk u paraqit si trashëgimtar i tij i bindshëm, shkruan sot “Nju-Jork tajms”.

SHBA-ja dhe aleatët e saj po bëjnë kërkim intensiv për shtetin i cili do ta pranojë Gadafin, edhe pse lideri libian ditëve të fundit tregoi krenari, duke deklaruar se nuk do të lëshojë para kërkesave për largim nga pushteti.

Angazhimet e tyre i komplikon edhe mundësia Tribunali penal ndërkombëtar në Hagë të ngrejë akuzë kundër Gadafit, për shkak të involvimit në shpërthimin e aeroplanit të kompanisë PanAm mbi Skocinë në vitin 1988, si dhe për shkak të krimeve në Libi.

Një mundësi, që për gazetën e kanë konfirmuar tre funksionarë të administratës në Uashington, është se azil mund t’i japë ndonjë shtet i cili nuk është nënshkrues i marrëveshjes për themelimin e Tribunalit, prandaj nuk ka për obligim t’i dorëzojë të dyshuarit.

Gazeta e Nju-Jorkut vlerëson se kjo mund të sqarohet me faktin se Shtëpia e Bardhë ka për qëllim ta realizojë paralajmërimin e presidentit Barak Obama për atë se Gadafi duhet të shkojë, krahas vendosshmërisë forcat amerikane të shkelin në tokën libiane.

“Mësuam disa leksione nga Iraku, ndërsa njëri nga më të mëdhatë është se libianët janë përgjegjës për ndryshimin e regjimit, e jo ne”, deklaroi një funksionar i lartë i administratës amerikane.

Ajo që ne insistojmë, theksoi ai, është të gjejmë mënyrë ta organizojmë largimin e Gadafit, nëse paraqitet mundësia për këtë.

Rreth gjysma e shteteve nga Afrika nuk e kanë nënshkruar apo ratifikuar Statutin e Romës, me të cilin u themelua Tribunali penal ndërkombëtar në Hagë.