Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 08:57

Sietël – Në SHBA janë arrestuar një grua dhe një burë, amerikanë të natyralizuar, të akuzuar për krime të kryera gjatë luftë në Bosnjë e Hercegovinë.

Edin Xheko (39 vjeçar) do të ekstradohet në BeH, ndaj tw cilit është shpallur urdhër-arrest për krimet e kryera vë vitin 1993, kur ai ka qenë anëtar i lartë i njësisë së armatës boshnjake. Ai ka udhëhequr sulmin në fshatin Trusina, me ç’rast janë vrarë 16 civilë.

Ai është i akuzuar se ka qenë pjesë e njësisë për ekzekutim, gjatë së cilës ka vrarë disa civilë, si dhe ushtarë krishterë të cilët kanë qenë të robëruar nga forcat boshnjake.

Në Portland u arrestua edhe Razema Handanoviq (38), e dyshimtë se ka qenë pjesë e njësisë së njëjtë për ekzekutime, e njohur si “Zulfiqari”.

Nëse në BeH dëshmohet se janë fajtorë për krimet, që të dy mund të marrin dënim minimal me nga 10 vite burg.