Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 21:00

Uashington– Presidenti amerikan Barak Obama ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos sanksione më të ashpra ndaj Iranit dhe bankës së tij qendrore.

Në një deklaratë, që e shoqëron urdhrin, Obama tha se sanksionet ishin të nevojshme për shkak se Banka Qendrore e Iranit dhe bankat tjera iraniane kishin fshehur transaksionet e kryera me palët e sanksionuara dhe për shkak të “rrezikut të papranueshëm” që i kanë shkaktuar sistemit ndërkombëtar financiar aktivitetet e Iranit.

Sanksionet janë miratuar nga Kongresi në vitin e kaluar.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po i bëjnë presion Iranit që përmes sanksioneve ta bëjnë të braktisë aktivitein nuklear për të cilin Perëndimi dyshon se ka për qëllim ndërtimin e armës bërthamore.

Irani hedh poshtë akuzat.