Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 13:42

Uashington – SHBA-ja po përgatitet që t’i tërheqë aeroplanët e saj luftarak nga operacioni ushtarak ndërkombëtar në Libi, transmetuan mediat amerikane, duke e cituar ministrin e Mbrojtjes, Robert Gejts dhe kryetarin e Këshillit të shefave të Shtatmadhorive të forcave të armatosura, admiralin Majk Mullen.

Qëllimi i kumtuar i Pentagonit të shtunën për ta ndërprerë pjesëmarrjen e aviacionit të vet luftarak në aktivitetet ushtarake në Libi shkaktuan reagime të ashpra nga disa senatorë, të cilët kërkuan që Gejts dhe Mullen të japin sqarime.

“Orarin e keni për t’u admiruar”, tha në mënyrë sarkastike senatori republikan Xhon Mekkejn, pasi që këtë javë ushtria e Gadafit iu solli humbje forcave të opozitës libiane.

“E paspjegueshme”, “shqetësuese”, “irrituese” ishin fjalët e senatorëve të tjerë.

Gejts dhe Mullen qëllimin e Pentagonit e kumtuan gjatë dëgjimit të djeshëm para komisioneve për forcat e armatosura në Senat dhe Dhomën përfaqësuese.

Gejts deklaroi se askush nuk duhet të befasohet nga tërheqja e ardhshme e aviacionit luftarak të SHBA-së nga veprimet ushtarake. Por, edhe ai shprehi mendim se kjo do të ndodhë në momentin më të pavolitshëm duke i pasur parasysh punët e suksesshme të forcave të Gadafit.

Aeroplanët amerikanë “Harier”, AS-130 dhe A-10, gjuajtësit F-15, bombarduesit B-1 she B-2 do t’i ndërprejnë misionet e tyre, por do të mbeten në gatishmëri në mënyrë që përsëri të kyçen në operacion, nëse ngjarjet zhvillohen në mënyrë shumë të pavolitshme për kryengritësit libianë, theksuan Mullen dhe Gejts.

Sulmet ajrore janë element qendror nga strategjia ushtarake, theksoi ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i Këshillit të shefave të Shtatmadhorive të forcave të armatosura para komisioneve të Kongresit.