Lajme Shqip Monday, 20 February 2012 09:00

Washington – SHBA-ja do ta inkurajojë Fondin monetar ndërkombëtar (FMN) që ta mbështesë marrëveshjen për reforma ekonomike, të arritur nga Qeveria greke, deklaroi dje ministri amerikan i Financave, Timothy Geithner.

“Kjo është një pako reformash shumë solide dhe shumë e vështirë, që meriton mbështetje nga opinioni ndërkombëtar dhe nga FMN-ja. SHBA-ja do ta inkurajojë FMN-në që ta mbështesë marrëveshjen”, theksoi Geithner.

Qeveria greke të shtunën miratoi pakon e masave për kursim buxhetor, të cilat u vendosën nga BE-ja dhe FMN-ja si kusht për ndarjen e huas për shpëtim prej 130 miliardë eurove.

Masat përfshijnë ulje shtesë të shpenzimeve shtetërore për 325 milionë euro.