Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 13:31

Tokio – SHBA-ja po bisedon me NATO-n për tërheqje eventuale të armës bërthamore taktike amerikane nga Evropa, me qëllim që të ulen shpenzimet dhe të krijohet botë e çliruar nga arma bërthamore, publikoi gazeta japoneze “Asahi shimbun”.

Sipas gazetës, qeveria amerikane planifikon t’i tërheqë të gjitha armët taktike dhe armën me rreze të vogël veprimi, e sistemuar në Evropë që në kohën e Luftës së Ftohtë.

Diskutimet e hollësishme në këtë temë pritet të fillojnë gjatë muajve të ardhshën dhe të përfundojnë para samitit të NATO-s në Çikago në maj të vitit 2012, thekson gazeta, duke iu referuar një përfaqësuesi të lartë amerikan i angazhuar për çarmatim bërthamor.

Presidenti amerikan Barak Obama dëshiron të negociojë me Rusinë për ulje të shpenzimeve të armës bërthamore taktike dhe arsenalit bërthamor, pas ratifikimit të sivjemë të marrëveshjes së re ruso-amerikane START, thekson gazeta “Asahi shimbun”.

Japonia është vendi i vetëm në botë, i cili ishte viktimë e dy bombave bërthamore, të hedhura nga armata amerikane mbi qytetet Hiroshima dhe Nagasaki në gusht të vitit 1945.