Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 11:39

Honolulu, – Presidenti amerikan Barak Obama kumtoi se ka biseduar me kolegun francez Nikolas Sarkozi për mbështetjen franceze për anëtarësim të palestinezëve në UNESKO.

Obama pranoi se është i zhgënjyer nga vendimi i Parisit për këtë çështje, duke shtuar se Uashingtoni i ka ndërprerë donacionet për UNESKO-n.

“Franca dinte shumë mirë se ligjet tona urdhërojnë ta ndërpresim donimin e UNESKO-s në rast të anëtarësimit palestinez në organizatë”, theksoi Obama.

Presidenti amerikan në margjinat e samitit të Organizatës për bashkëpunim ekonomik aziatiko-pacifik (APEK) refuzoi ta komentojë bisedën private me Sarkozin, në të cilin presidentin francez e quajti kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu gënjeshtar.

Biseda private Obama-Sarkozi që ishte në samitin G-20 në Kanë më 3 nëntor, u publikua në mediat e shtypura javën e kaluar. Pas publikimit Shtëpia e Bardhë tentoi ta qetësojë Izraelin duke sqaruar se Obama ka bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin izraelit.

Ndërsa Sarkozi ka dërguar letër deri te Netanjahu në të cilën premton se do të punojë për mbështetje të sanksioneve më të ashpra ndaj Iranit. Pallati i Eliseut konfirmoi se ka pasur letër, por nuk e publikoi përmbajtjen.

Qeveria izraelite akoma nuk e komenton bisedën private Obama – Sarkozi