Lajme Shqip Saturday, 10 November 2012 12:24

SHBA– Drejtori i CIA-s David Petraeus ka paraqitur dorëheqjen e tij tek Presidenti Obama, duke përmendur një lidhje jashtëmartesore si arsye për dorëheqjen e tij.

Me anë të një deklarate dërguar zyrës së CIA-s ku punonte, Petraeus sqaroi se kërkesën për dorëheqje e kishte dërguar që të enjten në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti e pranoi sot.

“Duke qenë i martuar prej 37 vjetësh, u tregova shumë i dobët dhe nisa një lidhje jashtëmartesore. E di që një sjellje e tillë është e papranueshme, për një burrë, aq më pak për një udhëheqës të një organizate të tillë si e jona”, shkruante Petraeus në deklaratën e tij për kolegët.

Petraeus e nisi detyrën si drejtor i CIA-s në shtator të vitit 2011, ndërsa më parë ishte ishte komandant në Afganistan.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar James Clapper tha në një deklaratë se dorëheqja e drejtorit të CIA-s “përfaqëson humbjen e një prej shërbyesve më të respektuar të kombit tonë.”(LajmeShqip.com)