Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 11:04

Seul – Pheniani u kanos me “luftë totale” në Gadishullin korean nëse paraqitet edhe incidenti më i vogël gjatë manovrave të përbashkëta ushtarake tradicionale, të cilat filluan sot në mëngjes, të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

“Gadishulli korean ballafaqohet para krizës më të vështirë në historinë e tij. Edhe incidenti më i vogël mund të provokojë luftë totale”, kumtoi agjencia zyrtare verikoreane, duke cituar një koment të gazetës ditore të partisë komuniste “Nodon shimun”.

Në manovrat “Roja e lirisë” marrin pjesë përafërsisht 530.000 ushtarë jugokoreanë dhe 3.000 amerikanë, të stacionuar në SHBA ose në ishujt në Oqeanin paqësor.

Stërvitja do të zgjasë dhjetë ditë, ndërsa qëllimi i saj është “të përgatitemi dhe t’i parandalojmë të gjitha kanosjet e nevojshme të jashtme, të tanishme dhe të ardhme, kundër Koresë së Jugut dhe rajonit”, deklaroi gjenerali amerikan Xhejms D. Turman, komandant i komandës së bashkuar të ushtrisë.