Lajme Shqip Wednesday, 31 August 2011 08:35

Washington – Përmes zëdhënëses së DASH, Viktoria Nuland, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar publikimin e fundit të dokumenteve sekrete diplomatike amerikane nga WikiLeaks në Internet.

”Me këtë veprim janë dëmtuar shumë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, individët janë rrezikuar dhe është kërcënuar siguria e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë ajo.

E përditshmja New York Times ka raportuar se publikimi i fundit i afro 140 mijë dokumenteve konfidenciale dhe sekrete, përfshirë edhe shumë sosh me emra të burimeve të ndjeshme, që mund të jenë në rrezik, nëse bëhet e ditur se ata kanë kontaktuar me diplomatët e Shteteve të Bashkuara.

Organizata WikiLeaks i ka hedhur poshtë këto pohime. (REL)