Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 09:00

Washington-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane hapur një ambasadë “online” për Iranin, me qëllim inkurajimin e dialogut me shtetasit iranianë, pas më shumë se tri dekadave të mbylljes së ambasadës së SHBA-ve në Teheran dhe përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike me Iranin. 

Ambasada virtuale u lëshua sot në internet, në versionet anglisht dhe në farsi. Në një video mesazh, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se faqet e internetit janë një përpjekje për të kompensuar humbjen e dialogut në mes të amerikanëve dhe iranianëve, që nga mbyllja e ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979.

Nga nëntori atij viti e deri në janar të vitit 1981, 52 amerikanë ishin mbajtur peng në ambasadë për 444 ditë nga militantët islamistë, gjë që nxiti mbylljen e misionit amerikan atje dhe thyerjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.