Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 08:51

Uashington  – Shtëpia e Bardhë komunikoi se SHBA-ja do të sigurojë 105 milionë dollarë ndihmë për përballje me urinë në Somali.

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni ajo ndihmë do të jetë pjesë e 500 milionë dollarëve për qëllime humanitare për Afrikën.

Rreth 3,6 milionë njerëz përballen me urinë në Somali dhe 12 milionë të tjerë në shtete të tjera në Afrikë mes të cilave edhe Etiopia dhe Kenia.