Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 13:15

Uashington – Sezoni i zgjedhjeve të para preliminare në SHBA para zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit të ardhshëm do të fillojë më 10 janar.

Atëherë do të mbahen zgjedhjet e para të republikanëve në shtetin e vogël verilindor Nju Hempshir. Para zgjedhjeve do të mbahet mbledhje partiake në shtetin qendror Ajova më 3 janar, në të cilën republikanët do të bisedojnë për atë se cilin kandidat ta mbështesin. Pjesa më e madhe e shteteve tjera  e ndërprenë votimin tradicional, të preferuar nga Nju Hempshir.

Njëra nga dy partitë kryesore në SHBA, Republikanja, do të duhet ta caktojë kandidatin e saj, i cili në muajin nëntor do t’i kundërshtohet presidentit Barak Obama.