Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 05:33

Seul – Një anije transportuese jugokoreane është rrëmbyer nga piratët në Oqeanin Indian, kumtoi kompania operatore e anijes.

Anija për transport të kontejnerëve me mall të llojllojshëm “Hanzhin Tanzhin” është sulmuar në afërsi të Gjirit Aden. Lidhja me anijen ëshë humbur rreth 400 kilometra në lindje të ishullit jemen Sokotra.

Anija ka lundruar drejt Singaporit dhe ka pasur bord prej 20-anëtarëve të përbërë nga 14 jugokoreanë dhe gjashtë indonezianë.