Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 09:15

Moskë – Policia ruse mbrëmë arrestoi rreth 600 pjesëmarrës në tubimin e palejuar të opozitës, në të cilin protestohej kundër fitores së partisë së kryeministrit Vlladimir Putin “Rusia e Vetme”, e cila fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare ditën e diel.

Në Sheshin triumfal në Moskë, mbrëmë u mblodhën rreth 2.000 demonstrues nga disa grupe opozitare. Protestuesit brohorisnin duke ju drejtuar policise se shtetit “T’ju vij turp!” si dhe “Rusia pa Putinin”.

Sipas policisë nuk ka pasur prishje serioze të rendit.

Në Sheshin triumfal ishin të pranishëm edhe të rinjtë e organizatës “Tanët” dhe “Garda e re” të cilët festuan fitoren e “Rusisë së Vetme”.