Lajme Shqip Monday, 10 June 2013 15:48

Beograd – Kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se do të ishte e papranueshme për Serbinë, nëse nuk e merr datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Daçiq ka thënë se nëse ndodhë një gjë e tillë, mund të rrezikohet edhe Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Do të ishte e papranueshme për ne dhe do të rrezikonte madje edhe implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ai, duke komentuar një deklaratë të përfaqësuesit të BE-së në Serbi, i cili ka thënë se vendi mund të marrë “një dritë jeshile”, por ajo mund të mos nënkuptojë edhe fillimin e negociatave për anëtarësim.
“Nëse gjërat shkojnë ndryshe prej asaj se si jemi marrë vesh, Serbia nuk do ta pranojë me lehtësi këtë. Nuk do të pranojmë vendime të tilla”, citohet të ketë thënë Daçiq nga B92.