Lajme Shqip Wednesday, 07 March 2012 13:20

Beograd-Qeveria e Serbisë ka publikuar në faqen e saj zyrtare marrëveshjen e plotë të arritur mes Prishtinës e Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës, ku u vendos që të përdoret fusnota me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe Vendimi i GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Në marrëveshjen prej 11 pikash shkruhet qartë se përfaqësimi i Kosovës në nismat ndërkombëtare do të jetë pa simbolet shtetërore por vetëm me ato të Bashkimit Europian dhe siç thuhet në marrëveshje, BE do të jetë garant për zbatimin e saj.

Në pikën dy të marrëveshjes emërtimi  “Kosovo*” do të jetë i vetmi emërtim i cili do të përcillet në nismat rajonale. Fusnota do të përcillet me fjalën “Kosovo”, sipër së cilës do të jetë edhe një yll, që njihet ndryshe si asteriks.

Ndërkohë emërtimi për statusin do të jetë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe mendimin e GJND-së për deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Kosovo sqarohet më tej në piken 5 të marrveshjes do të jetë pjesëmarrëse në takimet rajonale për interesa të saj dhe do të flasë vetëm për veten e saj në këto takime. (LajmeShqip.com)