Lajme Shqip Sunday, 05 January 2014 13:33

Beograd – Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivan Mrkiç, thotë se ka nisur negociatat me Shkupin, Podgoricën, Sarajevën dhe Lubjanën rreth mundësisë së themelimit të Ambasadave të përbashkëta në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Sipas tij, Serbia është shumë afër për të arritur marrëveshje të tilla me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Në planet e Serbisë nuk përmendet Kosova dhe misionet e saj diplomatike.

Mrkiç tha se i ashtuquajturi “Model Skandinav” ka rezultuar i suksesshëm ndërsa përmendi shembullin e Tokios ku në një ndërtesë punojnë diplomatë të më shumë se 15 shteteve të Amerikës Latine./koha/