Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 20:01

Serbia është në mesin e 18 shteteve më të mjera të botës, sipas një statistike të publikuar nga Business Insider

Përveç Serbisë, në këtë listë bëjnë pjesë edhe tri shtete tjera të Ballkanit. Në listë është Maqedonia në vendin e tetë, Serbia në të nëntin dhe Greqia në vendin e 11. Pak më lartë gjendet Kroacia, në vendin e 16.

Business Insider e ka bërë listën sipas të dhënave të CIA World Factbook nga viti 2014, dhe këtë duke u udhëhequr nga indeksi “Misery” i ekonomistit Arthur Okunit, i cili i ka “hartuar” të dhënat për papunësi dhe inflacion të shtetit (Sa më i madh që është numri, aq më i mjerë është shteti).