Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 16:33

Në një aksion të kontrollit të transportuesve të migrantëve ilegalë përmes Serbisë, inspektorët e këtij vendi fqinj kanë shqiptuar mbi 200 fletëdenoncime kundërvajtëse dhe kanë nxjerrë nga qarkullimi 23 autobusë me migrantë, transmeton Koha.net njoftimet e medieve të Beogradit

“Mbrëmë kemi kontrolluar pikëkalimet kufitare në Horgosh, Kelebi dhe ato në Merdar e Konçul (këto janë në kufirin me Kosovën – sqarim ynë)”, citojnë mediet ndihmësministrin për Ndërtimtari, komunikacion, dhe infrastrukturë të Serbisë, i ngarkuar për kontroll inspektues në pikëkalimin e Preshevës. Aleksandar Simiq.

Sipas raportimeve, kontrolle janë bërë edhe në stacionet e autobusëve në Bujanoc, prej nga bëhet rasnporti i migrantëve në drejtim të Beogradit.

Raportohet se në pikëkalimin e Konçulit janë gjetur tre transportues të huaj nga Shqipëria, që transportonin mall e të huaj në Serbi pa leje përkatëse, ndaj të cilëve është bërë kallëzim për shkelje ekonomike në Prokurorinë e Nishit.

Për shkelje të tilla shoferët dënohen 30 mijë deri 120 mijë dinarë, ndërsa subjektet ekonomike 400 mijë deri 800 mijë dinarë (një euro është rreth 120 dinarë).

Migrantët kur hyjnë në Serbi te Presheva duhet të paraqiten në Qendrën e Pranimit, ku marrin lejeqëndrimin për 72 orë, e pastaj duhet të vazhdojnë qëndrimin për 72 orë të tjera.