Lajme Shqip Monday, 12 March 2012 17:34

Beograd-Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, pas takimit të sotshëm me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës, Torbjorn Jagland, deklaroi se Beogradi do të “kundërshtojë me vendosmëri dha pa mëdyshje” anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

“Nëse Prishtina kërkon pranim në Këshillin e Europës, do të përdorim të gjitha mjetet politike e diplomatike për ta penguar. Nuk ka asnjë shans të asnjë lloj anëtarësimi të Kosovës në Këshillin e Europës sepse anëtaret e kësaj organizate janë shtete, ndaj Kosova ska vend aty”-ka thënë Jeremiç.

Ndërsa Jagland ka thënë se më e rëndësishmja është që bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës po ecin në drejtim të duhur dhe se nuk duhet të hapen çështje që mund të rrezikojnë dialogun.

Ai shtoi se Këshilli i Europës do të vazhdojë të përkrahë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë jo politike dhe në nivel ekspertësh. (LajmeShqip.com )